Kolonët sulmuan ministrin e sigurisë të regjimit sionist
(last modified Sat, 28 Jan 2023 07:02:34 GMT )
Janar 28, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Kolonët sulmuan ministrin e sigurisë të regjimit sionist

Burime të lajmeve raportuan se kolonët sionistë sulmuan “Itmar Ben Gvir”, ministrin e Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, në vendin e operacionit martirizues në Kods.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA; Kolonët sionistë mbrëmjen e së premtes sulmuan “Itmar Ben Gvir” dhe e konsideruan atë përgjegjës për operacionin maritirizues në Kods, ku u vranë 7 sionistë. Edhe disa media sioniste sulmuan ministrin e sigurisë së brendshme të këtij regjimi, duke e fajësuar atë për veprimet e tij provokuese në rritjen e tensioneve në Palestinën e pushtuar dhe nxitjen e operacionit të së premtes në Kods. Në një situatë të tillë, ministri i luftës i regjimit sionist, Yoav Gallant, urdhëroi të gjitha forcat ushtarake të këtij regjimi të jenë në gatishmëri dhe kërkoi nga forcat ushtarake të mbrojnë vendbanimet sioniste. Të premten, mediat e regjimit sionist raportuan se një palestinez i quajtur "Khairi Alakm" sulmoi sionistët në lagjen "Al-Nabi Jaqoub" në veri të Kodsit, duke vrarë të paktën 7 prej tyre dhe duke plagosur 10 të tjerë.  Ky sulm u krye ndërsa Bregu Perëndimor i lumit Jordan të enjten ishte dëshmitar i sulmit të ushtrisë së regjimit sionist në qytetin e Xheninit, gjatë të cilit 11 qytetarë palestinezë ranë dëshmorë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën. Kushtet e këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë shumë të veçanta dhe luftëtarët palestinezë i përgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte të veçanta për sionistët uzurpues.

Tags