Ushtria pushtuese sioniste vazhdon sulmet në Kuds dhe Xhenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i139026-ushtria_pushtuese_sioniste_vazhdon_sulmet_në_kuds_dhe_xhenin
Forcat pushtuese të regjimit sioniste sulmuan qytetet Kuds dhe Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 01, 2023 17:30 Europe/Tirane
  • Ushtria pushtuese sioniste vazhdon sulmet në Kuds dhe Xhenin

Forcat pushtuese të regjimit sioniste sulmuan qytetet Kuds dhe Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist kanë intensifikuar sulmet dhe bastisjet dhe kontrollet e përditshme të shtëpive palestineze dhe vazhdojnë të arrestojnë shtetas palestinezë në shtëpitë e tyre dhe t'i transferojnë në qendrat e sigurisë me pretendimin se janë në kërkim.

Sipas njoftimit të Qendrës Informative të Palestinës të mërkurën, forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist arrestuan një numër qytetarësh palestinezë, përfshirë Marvan Mustafa dhe Khalid Amer Uwaisat, pasi bastisën shtëpitë e tyre në qytetin Isavija.

Sipas këtij raporti, forcat pushtuese të regjimit sionist arrestuan edhe disa palestinezë të liruar së fundmi nga burgjet sioniste si Tarik Abu Shadouf dhe Ahmed Bazour gjatë bastisjeve në qytezën Barkin në Xhenin, që ndodhet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan të Palestinës.

Ndërkohë Karim Junus, një i liruar palestinez nga burgjet sioniste, u bëri thirrje popullatës palestineze të këtij rajoni që të përballen me krimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez.

Të drejtat e popullit të shtypur palestinez janë shtypur nën çizmet e regjimit pushtues sionist për më shumë se shtatëdhjetë vjet. Gjatë kësaj periudhe, ky regjim ka kryer krimet më të egra kundër palestinezëve.