Gaza sulmohet nga ajri
Regjimi sionist mëngjesin e sotëm ka bombarduar disa zonë të Rripit të Gazës. Në të njëjtën kohë grupet e rezistencës palestineze iu përgjigjën këtij regjimi duke lëshuar disa raketa drejt qyteteve fqinje të Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, mëngjesin e kësaj të enjte avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar disa pjesë të Rripit të Gazës. Sipas burimeve palestineze, avionët sionistë kanë vënë në shënjestër bazën "Badr" që i përket rezistencës palestineze në jugperëndim të Gazës. Në përgjigje të agresionit të avionëve sionistë, rezistenca palestineze sulmoi me raketa disa vendbanime sioniste si Sedirut, E-Beim dhe Niraam në afërsi të Rripit të Gazës, pas së cilës ra dhe alarmi i rrezikut. Batalionet e Rezistencës Kombëtare të krahut ushtarak të Frontit Demokratik në një deklaratë të shkurtër thanë: Batalionet e rezistencës kombëtare (forcat e martirëve Omar al-Kasim) në përgjigje të sulmit të regjimit sionist në Gaza dhe sulmit ndaj të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit pushtues, sulmuan me raketa vendbanimet sioniste në afërsi të Gazës. Ka kaluar një muaj nga fillimi i kabinetit të Beniamin Netanjahut në territoret e pushtuara. Dhuna e tepruar e këtij kabineti kundër palestinezëve shkaktoi rritjen e operacioneve të rezistencës kundër sionistëve dhe ka shtuar hamendësitë për nisjen e një lufte të re.