Al-Huthi: Sudani masakron jemenasit dhe bën paqe me sionistët
(last modified Fri, 03 Feb 2023 14:39:30 GMT )
Shkurt 03, 2023 15:39 Europe/Tirane
  • Al-Huthi: Sudani masakron jemenasit dhe bën paqe me sionistët

Muhamed Ali Al-Huthi, anëtar i lartë i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, duke dënuar normalizimin e marrëdhënieve të Sudanit me regjimin sionist, u kërkoi liderëve sudanezë të dëshmojnë patriotizmin dhe natyrën e tyre arabe duke refuzuar atë çfarë po ndodh.

Abdul Fattah al-Borhan, kreu i këshillit qeverisës të Sudanit, u takua me ministrin e jashtëm izraelit Eli Cohen në Khartum dje (e enjte) dhe diskutoi me të mënyrat për të vendosur marrëdhënie të përbashkëta të sigurisë dhe ushtarake.

Kanali informativ Al-Mayadin njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, një nga anëtarët e lartë të Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, në llogarinë e tij në Twitter duke dënuar vizitën e Eli Cohen në Sudan dhe takimin e tij me Abdul-Fattah Al- Borhan, shkroi: "Sudani po masakron jemenasit dhe po vendos paqe me sionistët; koalicioni i tyre kundër Jemenit është izraelit, jo arab, dhe terrorizmi dhe krimet e tyre janë qartë të dukshme".

Al-Huthi theksoi: "Partitë sudaneze duhet të dëshmojnë patriotizmin dhe arabizmin e tyre duke hedhur poshtë atë që po ndodh dhe me çdo mjet".

Mediat e regjimit sionist raportuan gjithashtu se Cohen ka nënshkruar disa kontrata gjatë vizitës së tij në Khartum, kryeqytetin e Sudanit.

 

Tags