Piloti sionist kërcënoi të vriste Netanyahun
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i139252-piloti_sionist_kërcënoi_të_vriste_netanyahun
Pas vendimeve të fundit të kabinetit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për "reforma gjyqësore", një pilot i ushtrisë kërcënoi të vriste Netanyahun dhe ministrat e kabinetit të tij ekstremist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2023 15:14 Europe/Tirane
  • Piloti sionist kërcënoi të vriste Netanyahun

Pas vendimeve të fundit të kabinetit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për "reforma gjyqësore", një pilot i ushtrisë kërcënoi të vriste Netanyahun dhe ministrat e kabinetit të tij ekstremist.

Sipas agjencisë së lajmeve Sama, Ze'ev Raz, piloti i regjimit sionist i cili mori pjesë në sulmin e regjimit ndaj objekteve bërthamore të Irakut në vitin 1981, tha se "nëse Netanyahu vazhdon të zbatojë planet e tij të reformës gjyqësore, që është një "grusht shteti", ai duhet të vritet." Ze'ev Raz, i cili është një kundërshtar i politikave të kabinetit të Netanyahut, shtoi se "nëse kryeministri arrin pushtetin diktatorial, ai dhe ministrat e tij duhet të vriten." Partia Likud, e kryesuar nga Netanyahu, iu përgjigj këtyre deklaratave duke thënë se "veprimet provokuese kundër Netanyahut janë kulmi i çmendurisë. Kjo parti në një deklaratë theksoi: Ftesa e Ze'ev Raz për të vrarë kryeministrin dhe ministrat e tij na tronditi, prandaj Shabak (Agjencia e Sigurisë së Brendshme) dhe Policia e Izraelit duhet ta arrestojnë menjëherë atë dhe të tjerët që po ndërmarrin veprime provokuese kundër Netanyahut. Pas këtyre deklaratave kundër Netanyahut, policia izraelite përmes një komunikate njoftoi se kushdo që do të publikojë fjalë të tilla në rrjetet sociale do të merret në pyetje, dhe e vlerësoi këtë veprim si një kërcënim real për regjimin okupator sionist. Sot, para kthimit të kryeministrit të regjimit okupator Benjamin Netanyahu nga Franca, gazeta sioniste “Israel Eliom” e citoi atë në përgjigje të kërcënimit të këtij piloti dhe shkruante: “Ky kërcënim kaloi kufirin dhe ne dëgjuam kërcënimin e qartë për të vrarë kryeministrin". Netanyahu gjithashtu pas mbërritjes në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv tha: "Unë do të përpiqem të zbatoj ligjin kundër atyre që provokojnë ose kërcënojnë të vrasin kryeministrin." Ai theksoi se kërcënime të tilla janë një rrezik real për Izraelin.