Bashkimi Evropian jep 10 milionë euro ndihmë për Autoritetin Palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i139274-bashkimi_evropian_jep_10_milionë_euro_ndihmë_për_autoritetin_palestinez
Bashkimi Evropian i ka dhënë Autoritetit Palestinez 10 milionë euro për të paguar pagat e punonjësve dhe pensionistëve palestinezë për muajin janar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2023 04:20 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian jep 10 milionë euro ndihmë për Autoritetin Palestinez

Bashkimi Evropian i ka dhënë Autoritetit Palestinez 10 milionë euro për të paguar pagat e punonjësve dhe pensionistëve palestinezë për muajin janar.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve "Sama", Bashkimi Evropian në deklaratën e tij për shtyp njoftoi se kjo mbështetje do të ndihmojë Autoritetin Palestinez të përmbushë angazhimin e tij ndaj punonjësve të sektorit civil, të cilët ende po përballen me kushte të vështira financiare si pasojë e krizës ekonomike. Palestinezët po përballen me kushte tepër të rënda ekonomike dhe së fundmi kjo situatë është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të tensioneve në rritje me Izraelin. Bashkimi Evropian njoftoi se ndihma prej 10 milionë euro do të mbulojë punonjësit civilë që punojnë në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit në Bregun Perëndimor, si dhe pensionistët. Sipas këtij raporti, kjo ndihmë financiare do të kompensojë disa nga mangësitë financiare të Autoritetit Palestinez për pagesën e të burgosurve të varfër palestinezë, e cila ishte menduar të paguhej në muajin shkurt. Përfaqësuesi i BE-së në Palestinë Sven Kuhn von Burgsdorff tha se Bashkimi Evropian vazhdon të kontribuojë gjerësisht në buxhetin e Autoritetit Palestinez për të ndihmuar në pagimin e pagave të punonjësve të shërbimeve sociale dhe pensionistëve. Ai shtoi: Ne vazhdojmë të punësojmë mësues palestinezë, punonjës shëndetësorë dhe profesionistë socialë për të përmbushur rolin e tyre të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve arsimore, shëndetësore dhe të kujdesit social për palestinezët. Ndihma e Bashkimit Evropian jepet ndërkohë që regjimi sionist më 18 janar konfiskoi 37 milionë dollarë nga pronat e Autoritetit Palestinez. Ministri i Financave i Izraelit, Betsleil Smotrich, më 18 janar nënshkroi urdhrin e konfiskimit të 139 milionë siklave ekuivalente me 37 milionë dollarë nga prona e Autoritetit Palestinez. Qeveria e regjimit sionist njoftoi: Këto sanksione janë në përgjigje të vendimit të palestinezëve për të hyrë në një luftë politike dhe gjyqësore kundër Izraelit.