Sudanezët protestojnë kundër normalizimit të marrëdhënieve me Tel Avivin
(last modified Mon, 06 Feb 2023 06:50:29 GMT )
Shkurt 06, 2023 07:50 Europe/Tirane
  • Sudanezët protestojnë kundër normalizimit të marrëdhënieve me Tel Avivin

Populli i Sudanit protestoi kundër vizitës së ministrit të Jashtëm të regjimit sionist në vendin e tyre dhe vendimit të autoriteteve të Khartumit për normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, duke cituar Qendrën e Informacionit Palestinez, populli i Sudanit të dielën në Khartoum mbajti një demonstratë në shenjë proteste kundër vizitës së ministrit të Jashtëm izraelit Eli Cohen në Khartoum dhe vendimit të qeverisë sudaneze për normalizimin e marrëdhënieve me këtë regjim. Sipas këtij raporti, pjesëmarrësit në demonstratë kanë brohoritur parulla që dënojnë çdo normalizim dhe negociatë me regjimin sionist dhe normalizimin e marrëdhënieve me pushtuesit e Kodsit e kanë cilësuar si tradhti. Pjesëmarrësit në këtë demonstratë në duar mbanin pankarta me sloganet “Palestina nuk është në shitje”, “Al-Aksa është besim dhe bindje”, “Khartumi nuk e tradhton Kodsin” dhe “Sundimtarët tradhtarë nuk janë përfaqësuesit tanë”.    Ndërsa dënuan vendimin e qeverisë për normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Tel Avivin, partitë dhe rrymat politike sudaneze theksuan se vazhdojnë të mbështesin kombin palestinez dhe çështjen e tij të drejtë dhe do të kundërshtojnë çdo normalizim të marrëdhënieve me regjimin sionist. Në tetor 2020, Sudani në kuadër të marrëveshjeve me administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump shpalli vullnetin e tij për të njohur regjimin sionist dhe për të normalizuar marrëdhëniet me këtë regjim. Megjithatë heqja e emrit të këtij vendi nga lista e zezë e Uashingtonit për vendet që mbështesin terrorizmin, është një kusht për të ecur përpara në këtë cështje.

Tags