Një avion me ndihma humanitare iraniane arrin në Siri
(last modified Tue, 07 Feb 2023 06:58:24 GMT )
Shkurt 07, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Një avion me ndihma humanitare iraniane arrin në Siri

Avioni që transportonte ndihmat humanitare të Republikës Islamike të Iranit për viktimat e tërmetit në Siri u ul në aeroportin e Damaskut.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA) njoftoi mbërritjen e një avioni që transportonte ndihma humanitare iraniane për viktimat e tërmetit sirian në aeroportin e Damaskut.  Mehdi Sobhani, ambasadori i Iranit në Siri, i cili ishte i pranishëm në aeroport, bëri të ditur se ky aeroplan po transporton 45 tonë ndihma humanitare, duke përfshirë batanije, tenda, ilaçe dhe ushqime, të cilat menjëherë do të shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti. Sipas Sobhanit, avioni i dytë do të shkojë në qytetin e Alepos dhe më pas avioni i tretë do të arrijë në qytetin e Latakias.  Në orët e ardhshme, avionë me ndihma humanitare nga Iraku, Rusia dhe Algjeria do të mbërrijnë në Siri. Vëzhguesit në Siri thonë se ky veprim i vendeve mike do të thyejë sanksionet mizore ekonomike të Perëndimit kundër Sirisë. Paraprakisht, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me homologun e tij sirian, Faisal Moqdad, shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për vdekjen e një numri të madh të qytetarëve sirianë nga tërmeti dhe njoftoi gatishmërinë e Teheranit për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.

Tags