Bashar Asad viziton popullatën e goditur nga tërmeti në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i139520-bashar_asad_viziton_popullatën_e_goditur_nga_tërmeti_në_alepo
Presidenti i Sirisë ka shkuar në Alepo të këtij vendi dhe ka vizituar popullatën e rajoneve të goditura nga tërmeti i fundit në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2023 12:26 Europe/Tirane
  • Bashar Asad viziton popullatën e goditur nga tërmeti në Alepo

Presidenti i Sirisë ka shkuar në Alepo të këtij vendi dhe ka vizituar popullatën e rajoneve të goditura nga tërmeti i fundit në këtë vend.

Tërmeti me magnitudë 7.8 të hënën në mëngjes (6 shkurt) shkaktoi shumë dëme në pesë provinca të Sirisë dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se tre mijë njerëz. Për shkak të intensitetit të këtij tërmeti pritet që numri i viktimave të rritet.

Sipas një raporti të premten, agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA publikoi fotografi të vizitës së presidentit Bashar Assad dhe gruas së tij Esma Assad në Spitalin Universitar të Alepos.

Kjo katastrofë natyrore ka sjellë reagime të shumta dhe liderët e vendeve të ndryshme kanë shprehur solidaritetin e tyre me kombin sirian dhe turk dhe në këtë drejtim janë dhënë ndihma për të dy vendet.