Varrimi i viktimave të tërmetit në varreza masive në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i139570-varrimi_i_viktimave_të_tërmetit_në_varreza_masive_në_turqi
Autoritetet vendase dhe ushtria turke në provincën Hatay dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti po përpiqen të varrosin sa më parë trupat e pajetë të viktimave të shkaktuara tërmeti i fundit në këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 11, 2023 16:25 Europe/Tirane
  • Varrimi i viktimave të tërmetit në varreza masive në Turqi

Autoritetet vendase dhe ushtria turke në provincën Hatay dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti po përpiqen të varrosin sa më parë trupat e pajetë të viktimave të shkaktuara tërmeti i fundit në këtë vend.

Numri i madh i viktimave të shkaktuara nga tërmeti i fundit në provincën Hatay të Turqisë ka bërë që qindra të vdekur, identiteti i të cilëve ende nuk është përcaktuar, të varrosen në varreza masive.

Qindra kufoma, identiteti i të cilëve është i paqartë, janë varrosur në varre që janë gërmuar në formën e një kanali të gjatë me ngarkues, pranë njëri-tjetrit dhe në një distancë të shkurtër.

Pas disa ditësh nga tërmeti i tmerrshëm në Turqi, forcat e shpëtimit po vazhdojnë të largojnë mbeturinat në zonat e goditura nga tërmeti në jug të këtij vendi.

Kjo është në kohën kur numri i personave të nxjerrë të gjallë nga rrënojat ditët e fundit është ulur krahasuar me ditët e para pas tërmetit. Pas disa ditësh nga tërmeti në Turqi, ekipet e shpëtimit thonë se po ikën koha për të gjetur të gjallë të tjerët nën rrënoja.