Siria kërkon zgjatjen e periudhës së anulimit të sanksioneve
Ministri i Shëndetësisë së Sirisë deklaroi se autoritetet e vendit të tij i kërkuan drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të bëjë përpjekje për zgjatjen e periudhës së heqjes së sanksioneve kundër Sirisë.
Që nga viti 2011, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë në shënjestër Sirinë me sanksione të ndryshme për të mbështetur terroristët.
Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se Hasan Al-Ghabash, ministri i shëndetësisë së Sirisë, u shpreh optimist se heqja e përkohshme e sanksioneve kundër Sirisë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë fillimi i heqjes së sanksioneve kundër popullit sirian.
Hasan Al-Ghabash i kërkoi drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të shtyjë për zgjatjen e heqjes së përkohshme të sanksioneve, sepse nuk ka kohë të mjaftueshme për të lehtësuar aktivitetet e organizatave dhe donatorëve për të siguruar pajisjet dhe materialet e nevojshme për popullin sirian.
Ministri i Shëndetësisë së Sirisë shtoi se Bashar Assad, presidenti i këtij vendi, ka pasur kontakte nga liderë të vendeve të ndryshme dhe ka filluar një lloj lëvizjeje drejt Sirisë, dhe është krijuar ndjenja se bota në këtë fazë është e vetëdijesuar për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e thyerjes së embargos dhe sanksioneve kundër popullit të Sirisë.
Al-Ghabash tha se që në momentin e parë të tërmetit në Siri janë dhënë rekomandimet e nevojshme për dërgimin e ndihmave mjekësore dhe humanitare për qytetarët e këtij vendi në çdo rajon të vendit.
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën e kaluar, i cili shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha në të dy vendet. Sipas raportimeve të fundit, nga kjo fatkeqësi natyrore në Siri kanë vdekur afro 4 mijë persona.