Koalicioni Saudit vazhdon sulmet në Hodeidah të Jemenit
Koalicioni saudit edhe një herë sulmoi provincën Hodeidah të Jemenit. Sulmet janë kryer me sulme ajrore, raketore dhe artilerie dhe kjo përbën shkelje të armëpushimit të vendosur në këtë krahinë.
Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri. Sipas raportit të Al-Masirah, dhoma e operacioneve të ushtrisë jemenase dhe komiteteve popullore në provincën Hodeidah njoftoi se dronët e zbulimit dhe spiunazhit të koalicionit saudit kanë hyrë dhe kanë patrulluar disa zona të kësaj province. Dhoma në fjalë njofton se sulmet me raketa të koalicionit saudit kanë vazhduar në zona të ndryshme të provincës Hodeidah dhe njësia e artilerisë e koalicionit saudit ka shënjestruar qytetet Hais, Jabaliya dhe Moqbneh. Mësohet, se dronët zbulues dhe të armatosur të koalicionit saudit shënjestruan tre herë zonat e qytetit Hais. Armëpushimi në Jemen, i cili është shkelur në mënyrë të përsëritur nga koalicioni agresor saudit, është zgjatur disa herë dhe përfundoi më 10 tetor. Mehdi Al-Mashat, kreu i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, tha se armëpushimi në Jemen pothuajse është shkatërruar për shkak të shkeljeve të përsëritura të tij nga koalicioni saudit.