Abdul Malik al-Houthi: Armiqtë e kombit investojnë në kriza politike
Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë se armiqtë duke sulmuar nivelin kulturor dhe intelektual, në formën më të rrezikshme kanë vënë si objektiv umetin.
Sejed Abdul Malik al-Houthi tha: Armiqtë u përpoqën të hiqnin çështjen e Palestinës nga programet shkollore dhe donin të hiqnin çdo gjë që mund të rriste nivelin e ndërgjegjësimit të kombit. Duke iu referuar përdhosjes së Kuranit të Shenjtë nga Perëndimi, al-Houthi sqaroi: Nën pretekstin e lirisë së fjalës, Perëndimi po punon me programe dhe mekanizma sistematike për të sulmuar shenjtërit islame. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah në Jemen tha: Armiqtë e kombit investojnë në kriza politike dhe përpiqen të krijojnë më shumë përçarje. Amerika dhe aleatët e saj shkelin sovranitetin e vendeve dhe ambasadorët e tyre ndërhyjnë në çdo çështje. Al-Houthi, grupet tekfiriste i konsideroi si grupe të krijuara nga Amerika, regjimi izraelit dhe vendet perëndimore dhe tha: Duke krijuar kriza politike, armiqtë i keqpërdorin këto kriza për të pushtuar kombet dhe për t'i mbajtur ata larg rrugës së ndërtimit dhe përparimit. Sejed al-Houthi gjithashtu tha: Armiqtë vendeve agresore u ofrojnë të gjitha llojeve të armëve, përfshirë ato bërthamore, ndërsa vendet e synuara janë të privuara nga armët. Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah në Jemen tha: Amerikanët mbështesin regjimet diktatoriale; Regjimin Saudit, Emiratet dhe regjim Al-Khalifa në Bahrejn, të cilët shtypin popujt e tyre dhe vjedhin naftën dhe pasurinë minerale të këtyre popujve drejtpërdrejt ose nëpërmjet agjentëve të tyre, me çmimin e vuajtjes së njerëzve.