Palestinezët shpallin mosbindje civile kundër regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i139998-palestinezët_shpallin_mosbindje_civile_kundër_regjimit_sionist
Grupet kombëtare dhe islamike palestineze kanë shpallur mosbindje civile në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 19, 2023 12:47 Europe/Tirane
  • Palestinezët shpallin mosbindje civile kundër regjimit sionist

Grupet kombëtare dhe islamike palestineze kanë shpallur mosbindje civile në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist.

Ekstremizmi dhe dhuna që po ushtrohet në përmasa të gjera nga kabineti ekstremist i Beniamin Netanjahu kundër palestinezëve nuk ka të ndalur. Palestinezët janë kthyer në mosbindje civile dhe rezistencë të vazhdueshme për t'u përballur me këto veprime të dhunshme.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shahab, grupet kombëtare dhe islamike dhe lëvizja rinore në kampin Shuafat, që ndodhet në verilindje të Kudsit të pushtuar, kanë shpallur mosbindje civile kundër regjimit pushtues sionist dhe institucioneve të tij që nga mëngjesi i së dielës.

Në deklaratën e grupeve islamike dhe kombëtare palestineze thuhet se kjo mosbindje civile është kundërpërgjigje ndaj krimeve të kabinetit ekstremist dhe racist të regjimit pushtues sionist kundër popullit palestinez në Kudsin e pushtuar dhe në të gjitha territoret palestineze, veçanërisht ndaj veprimeve hakmarrëse, shtypjes, torturës, mizorisë dhe poshtërimit të palestinezëve në hyrje të kampit Shufat.

Grupet palestineze u kërkuan punëtorëve që të përmbahen nga frekuentimi i vendeve të tyre të punës në territoret e pushtuara dhe të bojkotojnë çdo ndërveprim me regjimin pushtues, duke përfshirë ekzekutimin e transaksioneve zyrtare, pagesën e faturave, tarifave dhe taksave komunale të këtij regjimi.

Grupet kombëtare dhe islamike palestineze kërkuan gjithashtu mbylljen e rrugës që çon në hyrje të kampit Shuafat dhe ndalimin e kalimit të njerëzve nga kjo hyrje.

Këtyre ditëve situata në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, është shumë e veçantë dhe luftëtarët e rezistencës palestineze po u kundërpërgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte të veçanta për sionistët pushtues.

Operacionet e mosbindjes civile dhe rezistencës së palestinezëve tregojnë se shtimi i dhunës jo vetëm që nuk shkaktoi panik tek palestinezët, por sionistët po përballen me veprim serioz të palestinezëve.