Frika nga intifada e bëri Netanyahun të dorëzohet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140028-frika_nga_intifada_e_bëri_netanyahun_të_dorëzohet
Frika nga intifada bëri që kryeministri i regjimit sionist të dorëzohet dhe të lëshojë një urdhër për të reduktuar sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa sidomos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 20, 2023 08:24 Europe/Tirane
  • Frika nga intifada e bëri Netanyahun të dorëzohet

Frika nga intifada bëri që kryeministri i regjimit sionist të dorëzohet dhe të lëshojë një urdhër për të reduktuar sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa sidomos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Rrjeti Kan Hebreë njoftoi se, megjithë kundërshtimin e fortë të Itmar Ben Gvir dhe Bezalel Smutrich, dy ministrat ekstremë sionistë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, me këshillën e institucioneve të sigurisë ra dakord për të reduktuar sulmet e kolonëve në xhaminë Al-Aksa deri në muajin e shenjtë të Ramazanit. Refuzimi që Netanyahu u bëri ministrave të tij të vijës së ashpër, ndodhi menjëherë pas asaj që kreu i policisë sioniste “Yaqub Shebtai”, paralajmëroi për mundësinë e fillimit të një raundi të ri sulmesh kundër objektivave sioniste në territoret e pushtuara.  Ai tha se ditët e fundit janë lëshuar shumë paralajmërime për mundësinë e operacioneve palestineze kundër objektivave izraelite. Kreu i policisë së regjimit sionist ka thënë se situata e brendshme në Izrael është shumë e ndërlikuar dhe e ndezur dhe po shkon drejt vrasjeve politike dhe luftës civile. Shebtai pranoi se situata aktuale nuk mund të quhet intifadë, por shtoi ai ne jemi në fazën e përshkallëzimit të tensioneve dhe konflikteve.  Më herët, presidenti i regjimit sionist, Isaac Herzog, kishte paralajmëruar për shpërthimin e luftës civile në territoret e pushtuara për shkak të përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve politike dhe kishte thënë qartë se Izraeli po qëndron mbi një fuçi baruti.