53 operacione rezistence në janar në territoret e pushtuara
(last modified Tue, 21 Feb 2023 18:13:01 GMT )
Shkurt 21, 2023 19:13 Europe/Tirane
  • 53 operacione rezistence në janar në territoret e pushtuara

Lëvizja e rezistencës popullore në territoret e pushtuara palestineze kreu 53 operacione të rezistencës janarin e kaluar.

Në muajt e fundit janë intensifikuar sulmet e forcave sioniste në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, veçanërisht në Xhenin dhe Nablus dhe në këto sulme, dhjetëra palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe qindra të tjerë janë plagosur. Grupet e rezistencës palestineze në përgjigje të krimeve sioniste kanë shtuar operacionet anti-sioniste. Sipas raportimit të faqes "Shahab" të martën, Qendra Informative Palestineze "Maati" në muajin janar regjistroi 53 operacione të rezistencës në territoret e pushtuara palestineze dhe në qytetet e ndryshme të Palestinës. Sipas këtij raporti, dy zonat e pushtuara të Negevit dhe Al-Xhalil regjistruan përkatësisht 16 dhe 11 raste të operacioneve të rezistencës dhe përbënin tendencën më të lartë të operacioneve në tokat e pushtuara palestineze. Nga ana tjetër, sipas statistikave të publikuara nga Qendra Informative e Palestinës “Maati”, edhe krimet e ushtarëve dhe kolonëve të regjimit sionist ndaj palestinezëve që jetojnë në territoret e pushtuara  janë rritur ndjeshëm dhe kanë arritur në 76 raste në muajin janar.