Lapid: Izraeli do të shpërbëhet nga brenda në 6 muaj
Ish-kryeministri i regjimit sionist pranoi se regjimi pushtues do të shpërbëhet nga brenda për gjashtë muaj.
Yair Lapid, kreu i fraksionit opozitar dhe ish-kryeministri i regjimit sionist, tha se në kët gjysmë viti Izraeli do të shpërbëhet nga brenda dhe pas kësaj periudhe izraelitët do të jenë të zënë me urrejtjen ndaj njëri-tjetrit. Edhe Presidenti i regjimit sionist shprehu gjithashtu shqetësimin për rënien e këtij regjimi dhe paralajmëroi për situatën kritike të brendshme në Izrael. Në të njëjtën kohë, vendimi i kabinetit të Netanyahut për ndryshime në sistemin gjyqësor të regjimit sionist ka sjellë tashmë tensione dhe mosmarrëveshje politike mes koalicionit qeverisës dhe krahut të opozitës. Në javët e fundit, dhjetëra qytete nga veriu në jug të Palestinës së pushtuar kanë qenë arena të demonstratave kundër kabinetit të ekstremit të djathtë të Netanyahut. Udhëheqësit opozitarë të regjimit sionist konsiderojnë se qëllimi i kabinetit të Netanyahut për ndryshime në sistemin gjyqësor synon ta dobësojë gjyqësorin dhe të parandalojë gjykimin e Netanyahut për tre raste të korrupsionit financiar dhe të marrjes së ryshfetit. Koalicioni qeverisës i ekstremit të djathtë, i kryesuar nga Benjamin Netanyahu, ka ndërmarrë një sërë veprimesh dhe vendimesh, të cilat sipas fraksionit opozitar dhe kreut të regjimit sionist, do të intensifikojnë krizën e brendshme, madje do të nxitin edhe luftën civile në Izrael.