Sulme me raketa nga Gaza ndaj vendbanimeve sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140190-sulme_me_raketa_nga_gaza_ndaj_vendbanimeve_sioniste
Burimet e lajmeve raportuan për sulme me raketa nga Rripi i Gazës ndaj vendbanimeve sioniste në Palestinën e pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2023 06:01 Europe/Tirane
  • Sulme me raketa nga Gaza ndaj vendbanimeve sioniste

Burimet e lajmeve raportuan për sulme me raketa nga Rripi i Gazës ndaj vendbanimeve sioniste në Palestinën e pushtuar.

Disa raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës në drejtim të vendbanimeve sioniste në kufi me këtë rrip. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shahab, në lidhje me këtë, zëdhënësi i regjimit sionist njoftoi se pas sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës, sirenat paralajmëruese të sulmeve me raketa kanë rënë në Sedirot dhe Ashkelon. Këto sulme ndodhën ndërkohë që forcat izraelite sulmuan qytetin Nablus në Bregun Perëndimor me pretekstin e arrestimit të disa palestinezëve. Si pasojë këtij sulmi 11 palestinezë ranë dëshmorë dhe 102 të tjerë u plagosën. Të enjten në mëngjes, në përgjigje të sulmeve me raketa dhe mortaja nga grupet e rezistencës palestineze, avionët luftarakë dhe helikopterët izraelitë bombarduan disa zona të Rripit të Gazës. Sulmet u përqendruan në kampin al-Shati dhe në qendre të Gazës. Mbrojtja ajrore e grupeve të rezistencës palestineze i është kundërpërgjigjur sulmit të avionëve të regjimit sionist. Pas martirizimit të 11 palestinezëve në sulmin sionist në Nablus, grupe të ndryshme palestineze në deklarata të veçanta njoftuan se vazhdimi i agresionit dhe përshkallëzimi i tensioneve në Bregun Perëndimor do të djegë vetë regjimin pushtues.