Omani hap qiellin për avionët izraelitë
(last modified Fri, 24 Feb 2023 07:33:49 GMT )
Shkurt 24, 2023 08:33 Europe/Tirane
  • Omani hap qiellin për avionët izraelitë

Duke u bashkuar me Arabinë Saudite në një korridor të përbashkët, Omani hapi hapësirën e tij ajrore për avionët izraelitë.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Omanit (CAA) të enjten njoftoi se hapësira ajrore e vendit do të jetë e hapur për të gjithë avionët civilë që janë në përputhje me rregulloret e aviacionit. Kjo lëvizje që do t'u mundësojë kompanive ajrore izraelite të fluturojnë përmes korridorit Arabi Saudite-Oman për të reduktuar trajektoren e fluturimeve në Azi.    Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen të enjten falënderoi Sulltanin Haitham bin Tariq al-Said, sundimtarin e Omanit, duke e quajtur atë "një vendim historik që do të shkurtojë rrugën aziatike, do të ulë kostot për izraelitët dhe do të ndihmojë Israel Airlines të jetë konkurruese. Arabia Saudite, e cila si Omani nuk ka lidhje formale me Izraelin, verën e kaluar njoftoi se do të hapte hapësirën e saj ajrore për të gjitha linjat ajrore, por zyrtarët izraelitë thanë se korridori nuk do të hynte në fuqi derisa Omani të binte dakord për hapjen e hapësirës së tij.   Hapja e hapësirës ajrore saudite për fluturimet drejt dhe nga Izraeli, ishte fokusi i vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në rajon, në një kohë kur SHBA dhe Izraeli kërkojnë të ndërmjetësojnë marrëveshjet e normalizimit midis Izraelit dhe dy shteteve arabe të Gjirit Persik.