Ministri izraelit i luftës: "Ne do të vazhdojmë të vrasim palestinezët"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140236-ministri_izraelit_i_luftës_ne_do_të_vazhdojmë_të_vrasim_palestinezët
Ministri i luftës i qeverisë ekstremiste të regjimit sionist kërcënoi popullin palestinez, duke thënë se do të vazhdojë të vrasë palestinezë të armatosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 24, 2023 11:09 Europe/Tirane
  • Ministri izraelit i luftës:

Ministri i luftës i qeverisë ekstremiste të regjimit sionist kërcënoi popullin palestinez, duke thënë se do të vazhdojë të vrasë palestinezë të armatosur.

Mijëra palestinezë në zona të ndryshme të enjten mbrëma, pas thirrjes së grupit të rezistencës "Arin al-Asvad" për të dënuar krimin e fundit të regjimit sionist në Nablus, dolën në rrugë dhe demonstruan në mbështetje të rezistencës së popullin të Palestinës.

Agjencisë palestineze lajmeve Sama njoftoi se Yoaf Gallant të enjten mbrëma lidhur me politikën e ushtrisë pushtuese të regjimit për t'u përballur me ata që ai i quan palestinezë të armatosur, deklaroi: "Ushtria izraelite dhe forcat e sigurisë do të përballen me njerëzit e armatosur me masat më të dhunshme".

Gallant sqaroi se situata ishte e ngjashme në Xhenin, Ariha dhe Nablus gjatë disa javëve të kaluara.

Gallant shtoi: "Ne do të vazhdojmë të eliminojmë dhe vrasim palestinezët e armatosur dhe do të zbatojmë veprime të forta në çdo fushë nëse është e nevojshme për ta bërë këtë".

Paraditen e së mërkurës, me pretekstin e arrestimit të disa palestinezëve, forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan dhe bastisën qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor dhe u përleshën me palestinezët, si pasojë e të cilave 10 palestinezë ranë dëshmorë dhe 102 të tjerë u plagosën.