Ekipet iraniane të kërkimit vazhdojnë punën pandërprerë në Alepo pas tërmerit
(last modified Sun, 26 Feb 2023 14:30:20 GMT )
Shkurt 26, 2023 15:30 Europe/Tirane

Pas tërmetit të tmerrshëm në veri të Sirisë, ekipet e ndihmës po punojnë vazhdimisht për të hequr të vdekurit nga rrënojat.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Irani ka nisur ndihmën dhe mbështetjen e tij për forcat siriane të ndihmës, me qendër në konsullatën e tij në qytetin e Alepos, menjëherë pas tërmetit 7.8 të shkallës Rihter në veri të Sirisë.

Ekipet e Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane po qëndrojnë pranë forcave siriane të ndihmës dhe po ndihmojnë forcat siriane me pajisje të rënda dhe heqjen e mbeturinave për t'u shërbyer banorëve të Alepos dhe viktimave të tërmetit shkatërrues në veri të Sirisë.

Përveç kryerjes së operacioneve të ndihmës dhe kërkimit, Irani gjithashtu përgatit dhe shpërndan paketa ndihme për viktimat e tërmetit në Alepo të Sirisë.

Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe iraniane ka dërguar disa dërgesa me ndihma humanitare për banorët e Alepos.

Burimet e lajmeve bënë të ditur se deri më tani rreth gjashtë mijë persona kanë vdekur në veri të Sirisë si pasojë e tërmetit shkatërrues në në pjesën veriore të Sirisë.

Tags