Plagosen disa palestinezë në përleshjet me sionistët në Nablos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140478-plagosen_disa_palestinezë_në_përleshjet_me_sionistët_në_nablos
Forcat ushtarake të regjimit sionist janë përleshur me palestinezët në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe gjatë këtyre përleshjeve kanë plagosur disa palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2023 13:37 Europe/Tirane
  • Plagosen disa palestinezë në përleshjet me sionistët në Nablos

Forcat ushtarake të regjimit sionist janë përleshur me palestinezët në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe gjatë këtyre përleshjeve kanë plagosur disa palestinezë.

Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se kolonët sionist me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist sot (të martën) kanë sulmuar lagjen Xhebel Sabiha në qytezën Bejta në jug të Nablosit dhe janë përleshur me palestinezët.

Në këtë përleshje janë plagosur disa palestinezë si pasojë e thithjes së gazit lotsjellës.

Nga ana tjetër, me qindra kolonë sionistë kanë sulmuar palestinezët në rajon Havare dhe në rajonet e tjera.

Njëkohësisht me këtë, forcat ushtarake të regjimit sionist nuk kanë lejuar qytetarët palestinezë të hapin dyqanet e tyre tregtare në qytezën Havare për tre ditë me pretekste të sigurisë.

Agjencia e lajmeve Tasnim gjithashtu njoftoi se të hënën në mbrëmje njëkohësisht me fjalimin e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në lidhje me përdorimin e "grushtit të hekurt" kundër palestinezëve, një kolon sionist është vrarë gjatë një sulmi të armatosur të palestinezëve në qytetin Ariha dhe janë plagosur disa persona të tjerë.

Të rinjtë palestinezë të hënën në mbrëmje në qytetin Nablos kanë sulmuar një autobus të kolonëve sionistë dhe i kanë vu zjarrin atij.

Burimet palestineze gjithashtu kanë deklaruar se postblloku i forcave ushtarake sioniste në rajonin Havare në jug të Nablosit është sulmuar nga luftëtarët e rezistencës palestineze ku si pasojë janë plagosur disa sionistë.