Shpërthimi vdekjeprurës në Dejrul-Zur të Sirisë
Të paktën 45 civilë sirianë u vranë dhe u plagosën nga një shpërthim i minave të mbetura nga terroristët e ISIS në periferi të qytetit Dejrul-Zur të Sirisë.
Grupi terrorist ISIS gjatë kohës kur kishte pushtuar pjesë të territorit të Sirisë, kishte vendosur shumë mina në rajone të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave dhe në tokat bujqësore të Sirisë ku si pasojë kohë pas kohe këto mina dhe lëndë shpërthyese eksplodojnë dhe shkaktojnë vrasjen dhe plagosjen e civilëve sirianë.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se nga shpërthimi i minave të mbetura nga terroristët e ISIS në periferi të qytetit Dejrul-Zur të Sirisë, është goditur një kamion i cili transportonte disa civilë sirianë në rajonin Kabaxhib në periferi të Dejrul-Zur dhe si pasojë janë vrarë 5 civilë sirianë dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.
Edhe të hënën e kaluar (më 27 shkurt) gjithashtu nga shpërthimi i minave të mbetura nga trerroristët e ISIS në fshatin Al-Mastriha në lindje qytetit Al-Salamije në provincën Hamah, janë vrarë 9 persona dhe janë plagosur dy të tjerë.