Policia e regjimit sionist liroi kolonët rebelë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140610-policia_e_regjimit_sionist_liroi_kolonët_rebelë
Policia e regjimit sionist ka liruar kolonët që u përfshinë në shkatërrimin dhe djegien e shtëpive palestineze në vendbanimin “Havara” që ndodhet në jug të Nablusit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2023 04:27 Europe/Tirane
  • Policia e regjimit sionist liroi kolonët rebelë

Policia e regjimit sionist ka liruar kolonët që u përfshinë në shkatërrimin dhe djegien e shtëpive palestineze në vendbanimin “Havara” që ndodhet në jug të Nablusit.

Sipas raportit të IRNA nga faqja e internetit Sama Palestine, mediat e regjimit sionist raportuan se policia e regjimit pushtues liroi të gjithë kolonët që ishin përfshirë në djegien e shtëpive dhe automjeteve në vendbanimin Havara në Nablus. Sipas këtij raporti, pavarësisht kamerave që dokumentuan operacionin e zjarrvënies, policia izraelite pretendoi se nuk mund të gjente prova për të akuzuar kolonët. Ky raport shton: Vetëm dy persona janë caktuar në paraburgim administrativ dhe pritet të lirohen. Të dielën, kolonët sionistë sulmuan palestinezët në vendbanimin "Havara" që ndodhet në jug të Nablusit. Në sulmin e kolonëve, një sërë ndërtesash u dogjën dhe dhjetëra makina palestineze u shkatërruan, një palestinez ra dëshmor dhe 350 persona u plagosën.