46 jemenas viktima të shpërthimit të minave saudite brenda një muaji
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140668-46_jemenas_viktima_të_shpërthimit_të_minave_saudite_brenda_një_muaji
Qendra për Pastrimin e Minave në Jemen ka deklaruar se gjatë një muaji të kaluar, 46 civilë jemenas janë vrarë ose plagosur nga shpërthimi i minave në rajone të ndryshme të këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 04, 2023 15:00 Europe/Tirane
  • 46 jemenas viktima të shpërthimit të minave saudite brenda një muaji

Qendra për Pastrimin e Minave në Jemen ka deklaruar se gjatë një muaji të kaluar, 46 civilë jemenas janë vrarë ose plagosur nga shpërthimi i minave në rajone të ndryshme të këtij vendi.

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se Qendra për Pastrimin e Minave në Jemen në një raport të saj, ka deklaruar se si pasojë e shpërthimit të minave në rajone të ndryshme të provincave Al-Hudejdah, Haxhe, Lahaxh, Sa'de, Al-Xhuf, Al-Bejda dhe Mareb, janë vrarë 12 civilë jemenas dhe janë plagosur 24 të tjerë.

Sipas raportit të Qendrës për Pastrimin e Minave në Jemen, në vitin 2022, gjithashtu 734 civilë jemenas ishin vrarë ose plagosur nga shpërthimi i minave dhe bombave fragmentale.

Qendra e mbikëqyrjes mbi procesin e pastrimit të minave në Jemen, gjithashtu ka thënë: "Koalicioni agresor i Arabisë Saudite po pengon importimin e pajisjeve dhe aparateve të nevojshme për pastrimin e rajoneve nga mbetja e bombave dhe nga minat, ndërsa edhe OKB jo vetëm që nuk ka ofruar kurrfarë ndihme për sigurimin e pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme për këto operacione, por edhe misioni mbikëqyrës së marrëveshjes së Al-Hudejdah ka mbyllur sytë përball sabotimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në këtë drejtim".

Vlen të theksohet se politika luftënxitëse e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen deri më tani ka shkaktuar vrasjen e mbi 16 mijë jemenasve dhe plagosjen e dhjetëra mijëra të tjerëve dhe shpërnguljen e miliona qytetarëve jemenas nga shtëpitë e tyre.