Gantz paralajmëron sjelljen brutale të Netanjahut ndaj protestuesve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140698-gantz_paralajmëron_sjelljen_brutale_të_netanjahut_ndaj_protestuesve
Ish-ministri i luftës i regjimit sionist paralajmëroi mundësinë e vrasjes e protestuesve në demonstratat kundër Netanjahut dhe kabinetit të tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2023 05:28 Europe/Tirane
  • Gantz paralajmëron sjelljen brutale të Netanjahut ndaj protestuesve

Ish-ministri i luftës i regjimit sionist paralajmëroi mundësinë e vrasjes e protestuesve në demonstratat kundër Netanjahut dhe kabinetit të tij.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shahab, Benny Gantz, ish-ministri i luftës i regjimit sionist, tha: Jam i shqetësuar se gjatë protestave do të gjuajnë me plumba ndaj protestuesve dhe dikush do të vritet. Më parë, figura të vijës së ashpër në kabinetin e Netanjahut dhe ata afër tyre i kanë quajtur protestuesit tradhtarë dhe kërkuan që ndaj tyre të merren masa. Sipas mediave sioniste, më shumë se 400,000 njerëz në Palestinën e pushtuar, duke përfshirë 160,000 njerëz në Tel Aviv, edhe kësaj të shtune demonstruan kundër kabinetit të Netanjahut. Sipas raportimeve, policia izraelite përdori policë të hipur në kuaj dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit. Ky raport shton se gjatë demonstratave kundër kabinetit të Netanjahut në Tel Aviv, disa persona u arrestuan ndërkohë që protestuesit u përpoqën të anashkalojnë barrierat policore dhe të vazhdojnë demonstratat e tyre. Gazeta sioniste "Haaretz" njoftoi se me dhjetëra kolonë sionistë morën pjesë në demonstratën kundër planit "Reformat në Drejtësi" të kabinetit të kryeministrit Netanjahu.  Kjo demonstratë u mbajt në zonën "Tal Arad" ku protestuesit brohorisnin parulla që dënonin planin e reformës në drejtësi. Protestat sioniste kundër ligjit të reformës në drejtësi vazhdojnë dhe protestuesit duan të ndalojnë procesin e miratimit të këtij ligji. Në planin e kabinetit të Netanjahut, i njohur si “Reforma e Ligjit Gjyqësor”, të cilin banorët e territoreve të pushtuara e interpretojnë si një grusht shteti “kushtetues”, pritet të reduktohen kompetencat e sistemit gjyqësor të këtij regjimi, si dhe të reformohet pushteti dhe pozicioni i gjyqësorit, ndërkohë që degët legjislative në këtë regjim do të forcohen. Në këtë plan do të ndryshojnë kompetencat e këshilltarit gjyqësor të kabinetit të regjimit sionist dhe cdo ministër do të ketë mundësinë të largojë ose të emërojë cilindo këshilltar gjyqësor që dëshiron në zyrën e tij. Që ky projektligj të kalojë në ligj duhet të votohet nga komisione të specializuara dhe në rast miratimi përfundimtar do të bëhet ligj. Netanjahu, i cili është në gjyq prej vitesh për akuzat për korrupsion, ryshfet dhe shpërdorim detyre, me këtë plan të njohur si "reforma ushtarake gjyqësore po planifikon të shpëtojë veten nga gjyqi.