Mashal kërkon unitetin e botës islame kundër regjimit sionist
Kreu i lëvizjes Hamas jashtë Palestinës i bëri thirrje komunitetit islam që të ngrihet kundër krimeve të regjimit sionist.
Sipas Palestine Online, Khaled Mashal, duke iu referuar krimeve dhe agresioneve të regjimit sionist, bëri thirrje për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje mes vendeve islame dhe shtoi: Fushëbeteja na bashkon me njëri-tjetrin sepse jemi përballë një qeverie ekstremiste dhe kriminele prandaj duhet të kemi një qëndrim të bashkuar si rezistenca në Nablus, Xhenin, Gaza dhe vende të tjera. Khaled Mashaal më tej shtoi: Qëndrimi i lëvizjes Hamas bazohet në faktin se atdheu palestinez nuk mund të çlirohet përveçse përmes të gjitha formave të ndryshme të rezistencës. Në fund, ai i bëri thirrje Umetit Islam që të marrë pjesë dhe të luajë një rol në çlirimin e Palestinës.