Mahmud Abas: Bota të ndalë terrorizmin e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140800-mahmud_abas_bota_të_ndalë_terrorizmin_e_regjimit_sionist
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që ta ndalë terrorizmin e regjimit sionist dhe të bëjë përpjekje për t'i dhënë fund pushtimit izraelit të Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 07, 2023 16:42 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas: Bota të ndalë terrorizmin e regjimit sionist

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që ta ndalë terrorizmin e regjimit sionist dhe të bëjë përpjekje për t'i dhënë fund pushtimit izraelit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, në konferencën e pestë të OKB me temë vendet me zhvillim më të vogël në Doha të Katarit, ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që t'i ndalë krimet e regjimit sionist ndaj popullit të Palestinës dhe ta sjellë para drejtësisë këtë regjim dhe të bëjë më shumë përpjekje për t'i dhënë fund këtij pushtimi barbar.  

Mahmud Abas ka thënë: "Populli i Palestinës që 75 vjet po përballet me tragjedi dhe me krime çnjerëzore që po kryhen nga regjimi sionist dhe këto krime që nga viti 1967 janë shndërruar në një kolonializëm i vazhdueshëm i cili vazhdimisht po shkel rezolutat e ligjshme ndërkombëtare dhe po kryen pastrim etnik ndaj palestinezëve. Pushtuesit sionistë po synojnë ndryshimin e identitetit të qytetit të shenjtë Kuds i cili është i pushtuar dhe po vazhdojnë zgjerimin e kolonive sioniste dhe vrasjen e palestinezëve. Grupet terroriste të kolonëve sionist po i vënë zjarrin dhe po shkatërrojnë pronat e palestinezëve të pambrojtur, ashtu çfarë ka ndodhur së fundi në rajonin Havare dhe ministrat izraelit po inkurajojnë vrasjen e palestinezëve dhe shkatërrimin e këtij rajoni. Populli i Palestinës do të vazhdojë përballjen dhe luftën kundër pushtuesve të Kudsit dhe kundër veprimeve të tyre kriminale kundër Palestinës".