Grevë e përgjithshme në Bregun Perëndimor
(last modified Wed, 08 Mar 2023 18:44:35 GMT )
Mars 08, 2023 19:44 Europe/Tirane
  • Grevë e përgjithshme në Bregun Perëndimor

Zona të ndryshme të Bregut Perëndimor organizuan një grevë të përgjithshme në shenjë proteste kundër sulmeve të egra të sionistëve në kampin Xhenin.

Grevat mbarëkombëtare këtë të mërkurë në shenjë proteste ndaj martirizimit të 6 palestinezëve gjatë sulmeve të regjimit sionist në kampin Xhenin mbuluan të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Bregun Perëndimor. Tisir Nasrullah, një anëtar i Këshillit Revolucionar të Lëvizjes Fatah, dënoi operacionin ushtarak të regjimit sionist në rajonin Xhenin dhe tha: Grevat mbarëkombëtare përfshijnë të gjitha provincat e Bregut Perëndimor dhe rezistenca palestineze duhet të aktivizohet kundër forcave pushtuese. Mijëra palestinezë gjithashtu marshuan sot në mbështetje të batalionit "Xhenin" dhe të burgosurve palestinezë pas sulmit sionist në Xhenin në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.