Herzog: Izraeli po shembet para syve të mi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140916-herzog_izraeli_po_shembet_para_syve_të_mi
Duke iu referuar protestave në territoret e pushtuara, kreu i regjimit sionist deklaroi: "Izraeli po shembet para syve të mi. Ajo që po ndodh tani në Izrael është një fatkeqësi dhe makth i vërtetë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2023 04:17 Europe/Tirane
  • Herzog: Izraeli po shembet para syve të mi

Duke iu referuar protestave në territoret e pushtuara, kreu i regjimit sionist deklaroi: "Izraeli po shembet para syve të mi. Ajo që po ndodh tani në Izrael është një fatkeqësi dhe makth i vërtetë".

Sipas Al-Mayadin, presidenti izraelit shtoi: "Izraeli është në prag të një pike pa kthim dhe plani i reformës në drejtësi është i gabuar". Herzog theksoi: "Plani i reformës në drejtësi që po shqyrton komisioni ligjor i parlamentit (Knesset) duhet të anulohet plotësisht dhe të zëvendësohet nga një plan tjetër për të cilin të gjithë janë dakord". Ai iu drejtua klasës politike në pushtet dhe tha: "Nëse vazhdoni rrugën që keni ndjekur deri tani, do të hasni në kaos dhe në këtë rast historia nuk do t'ju falë; Ndaj ngrihuni dhe bëhuni të përgjegjshëm tani". Kreu i regjimit sionist kishte paralajmëruar më parë për rrezikun e krizës së brendshme në Izrael dhe thellësinë e saj në shoqërinë e këtij regjimi. Duhet thënë se në javët e fundit sionistët kanë qenë dëshmitarë të protestave kundër ligjit për reformën në drejtësi dhe protestuesit kërkuan ndalimin e procesit të miratimit të këtij ligji.