Vritet një sionist në sulmin e armatosur në Tel Aviv
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë njoftuar për vrasjen e një koloni sionist gjatë sulmit të armatosur të kryer në qytetin Tel Aviv.
Faqja informative e kanalit Al-Mejadin njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë njoftuar për vrasjen e një nga tre personat e plagosur mbrëmë gjatë sulmit të armatosur të rezistencës palestineze në Tel Aviv.
Burimet informative kanë bërë të ditur se një i ri palestinez me emrin Al-Mu'taz Bil-lah Al-Khaxha nga provinca Rahamallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, është vrarë nga forcat ushtarake sioniste pasi ka kryer një sulm të armatosur në rrugën Dizangof të Tel Aviv.
Agjencia palestineze e lajmeve Shahab njoftoi se ky sulm i armatosur është kryer në mesin e protestuesve në Tel Aviv ku si pasojë janë plagosur rëndë të paktën 5 kolonë sionistë. Burimet sioniste e kanë cilësuar këtë sulm, si një operacion të fortë të rezistencës palestineze.
Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Palestine Al-Jeum ka njoftuar se forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes kanë hapur zjarr në drejtim të një të riu palestinez në afërsi të kolonisë sionist Mealie Shamrun në lindje të qytetit Kalkilije dhe kanë vrarë atë.
Ushtria sioniste ka pretenduar se ky i ri palestinez mbante me vete disa thika dhe lëndë eksplozive.