Vriten 22 terroristë të ISIS në provincën Anbar të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141058-vriten_22_terroristë_të_isis_në_provincën_anbar_të_irakut
Kryetari i organizatës për luftë kundër terrorizmit në Irak ka njoftuar për vrasjen e 22 terroristëve të grupit ISIS në provincën Anbar të Irakut.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 13, 2023 18:41 Europe/Tirane
  • Vriten 22 terroristë të ISIS në provincën Anbar të Irakut

Kryetari i organizatës për luftë kundër terrorizmit në Irak ka njoftuar për vrasjen e 22 terroristëve të grupit ISIS në provincën Anbar të Irakut.  

Kanali televiziv Al-Akhbarije njoftoi se Abdulvahab Al-Sa'di, kryetari i organizatës për luftë kundër terrorizmit në Irak, deklaroi: "Forcat e sigurisë së Irakut kanë vrarë 22 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS në provincën Anbar në perëndim të Irakut".

Kryetari i organizatës për luftë kundër terrorizmit në Irak shtoi: "Disa prej këtyre terroristëve të ISIS të cilët janë vrarë nga forcat irakiane të sigurisë, ishin prej krerëve të rëndësishëm të këtij grupi terrorist".

Ndërkohë Ghejs Al-Muhamedavi, zv/shefi i komandës së operacioneve të përbashkëta të Irakut që ka përsipër organizimin e bashkëpunimit të forcave të sigurisë së Irakut me koalicionin ndërkombëtar, deklaroi: "Numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të organizatës terroriste ISIS në Irak është nga 400 deri 500 persona luftëtar të cilët janë të pranishëm në 3-4 provinca të Irakut, por grupi terrorist ISIS më nuk ka aftësi për të grumbulluar dhe anëtarësuar forca të reja".