Sheikh al-Israi u lirua në moshën 83-vjeçare
(last modified Mon, 13 Mar 2023 18:47:30 GMT )
Mars 13, 2023 19:47 Europe/Tirane
  • Sheikh al-Israi u lirua në moshën 83-vjeçare

I burgosuri më i vjetër palestinez i mbiquajtur “Sheikh al-Israi” i Palestinës u lirua në moshën 83-vjeçare.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, Fuad al-Shubaki, i burgosuri më i vjetër palestinez i njohur si Sheikh al-Israi i Palestinës, i cili kaloi shtatëmbëdhjetë vjet në burgjet e regjimit sionist, u lirua sot në moshën 83-vjeçare. Sipas këtij raporti, forcat e regjimit sionist e liruan Al-Shubaki në postbllokun Tarkumija dhe ai u kthye në vendlindjen e tij në Ramallah me pritjen entuziaste të njerëzve. Pas lirimit, Al-Shubaki tha se të burgosurit palestinezë kanë sakrifikuar jetën e tyre për kauzën e Palestinës dhe duhet gjetur një zgjidhje për lirimin e tyre. Fuad Al-Shubaki është i burgosuri më i vjetër palestinez dhe anëtar i lëvizjes Fatah në Palestinë, i cili u akuzua nga regjimi sionist për kontrabandë armësh për palestinezët në një operacion ushtarak të quajtur "Arka e Noes" më 3 janar 2002. Në datën e përmendur, ushtarët e regjimit sionist ndaluan një anije me emrin “Karin A” në Detin e Kuq dhe pretenduan se kjo anije mbante pajisje ushtarake për palestinezët. Në ato vite, regjimi sionist cilësoi Al-Shubakin direkt përgjegjës për këtë veprim.

 

Tags