Forcat ushtarake sioniste sulmojnë popullatën palestineze në Ramallah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141278-forcat_ushtarake_sioniste_sulmojnë_popullatën_palestineze_në_ramallah
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestën e qytetarëve të Palestinës që protestonin kundër zgjerimit të kolonive sioniste në Ramallah.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 18, 2023 19:20 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste sulmojnë popullatën palestineze në Ramallah

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestën e qytetarëve të Palestinës që protestonin kundër zgjerimit të kolonive sioniste në Ramallah.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar palestinezët pjesëmarrës në protestën e madhe kundër zgjerimit të kolonive sionist në rajonin Ramalla dhe kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Forcat ushtarake të regjimit sionist përveç gazit lotsjellës, gjatë këtij sulmi kanë gjuajtur edhe me plumba gome dhe me bomba akustike në drejtim të protestuesve palestinezë në Ramallah ku si pasojë janë plagosure disa qytetarë palestinezë.

Vlen të theksohet se protesta e palestinezëve është zhvilluar në kohën kur ministri i sigurisë së brendshme të regjimit sionist ka urdhëruar forcat e policisë së regjimit sionist të vazhdojnë shkatërrimin e shtëpive palestineze gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit me pretekstin e ndërtimit pa leje.