Lieberman: Netanyahu është rreziku më i madh për Izraelin
Avigdor Lieberman, ish-ministri i luftës i regjimit izraelit dhe kreu i partisë "Izraeli Shtëpia jonë", tha të shtunën mbrëma se Benjamin Netanyahu është rreziku më i madh për këtë regjim.
Sipas Al-Mayadin, Lieberman deklaroi se Netanyahu është rreziku më i madh për regjimin sionist dhe shtoi: Rreziku i Netanyahut për Izraelin është më i madh se Irani dhe Hezbollahu. Nga ana tjetër, ish-kryeministri izraelit Yair Lapid në një intervistë me kanalin 13 të regjimit sionist tha se është i shqetësuar për atë që po bën kryeministri aktual Netanyahu brenda Izraelit dhe jo jashtë tij. Duke theksuar se ai nuk do t'i bashkohet kabinetit të Netanyahut, Lapid shtoi: Kryeministri i regjimit sionist dhe bashkëpunëtorët e tij po shkatërrojnë gradualisht Izraelin dhe po zhdukin ekonominë dhe sigurinë e tij. Në fjalën e tij ai theksoi se kjo krizë është e paprecedentë në regjimin sionist dhe tha: Kjo është kriza më e rëndë kombëtare që ka lindur si rezultat i veprimeve të kabinetit të Netanyahut.