Ushtarët sionistë shkatërruan shtëpinë e një të burgosuri palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141390-ushtarët_sionistë_shkatërruan_shtëpinë_e_një_të_burgosuri_palestinez
Ushtarët sionistë sulmuan qytetin e Nablusit për të shkatërruar shtëpinë e një të burgosuri palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 21, 2023 07:14 Europe/Tirane
  • Ushtarët sionistë shkatërruan shtëpinë e një të burgosuri palestinez

Ushtarët sionistë sulmuan qytetin e Nablusit për të shkatërruar shtëpinë e një të burgosuri palestinez.

Shkatërrimi i shtëpive të të burgosurve palestinezë është një nga sjelljet hakmarrëse dhe të neveritshme të regjimit sionist ndaj qytetarëve palestinezë, të cilët, bazuar në të drejtën e tyre legjitime dhe ligjore, po luftojnë kundër pushtimit, krimit dhe agresionit të regjimit sionist. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shahab të martën, forcat pushtuese të regjimit Kods bastisën lagjen Rafidia në Nablus për të shkatërruar shtëpinë e të burgosurit palestinez Osama Al-Taëil. Mediat sioniste gjithashtu raportuan se shtëpia e Osama al-Taëil, një prej autorëve të operacionit të të shtënave të muajve të fundit, do të shkatërrohet. Ushtarët sionistë sulmuan edhe kampin Shuafat që ndodhet në veri të Kodsit të pushtuar dhe u përleshën me të rinjtë palestinezë. Nga ana tjetër, forcat palestineze të rezistencës gjatë ditës dhe natës së kaluar kryen tetë operacione antisioniste në Hebron, Jenin, Kodsin e pushtuar dhe Tulkarem. Gjithashtu, Qendra Palestineze e Statistikave dhe Informacionit e njohur si “Maati” bëri të ditur se nga fillimi i këtij viti (2023) në operacionet e forcave të rezistencës palestineze janë vrarë 17 sionistë. Kushtet e këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë shumë të veçanta dhe luftëtarët palestinezë po u përgjigjen krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte tmerri për sionistët uzurpues.