Ushtarët sionistë sulmojnë Nablusin
Ushtarët sionistë sulmuan zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, përfshirë qytetin e Nablusit.
Ushtarët dhe kolonët sionistë me pretekste të ndryshme vrasin ose plagosin dhe arrestojnë çdo ditë popullin e shtypur palestinez. Sipas kanalit të lajmeve Al Jazeera, forcat sioniste bastisën zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, duke përfshirë qytetin e Nablusit dhe arrestuan 16 të rinj palestinezë. Në këtë raport thuhet se grupi i Arin al-Asud (Bisheh Shiran) duke publikuar një deklaratë ka bërë të ditur se forcat e këtij grupi janë përballur me forcat okupuese sioniste në rajonin perëndimor të qytetit Nablus. Në muajt dhe javët e fundit, grupi militant Arin al-Asud duke kryer operacione ushtarake anti-sioniste, si dhe kundër kolonëve ekstremistë ka mërzitur shumë autoritetet e Tel Avivit.