Ushtarët sionistë sulmojnë Nablusin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141420-ushtarët_sionistë_sulmojnë_nablusin
Ushtarët sionistë sulmuan zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, përfshirë qytetin e Nablusit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 21, 2023 16:17 Europe/Tirane
  • Ushtarët sionistë sulmojnë Nablusin

Ushtarët sionistë sulmuan zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, përfshirë qytetin e Nablusit.

Ushtarët dhe kolonët sionistë me pretekste të ndryshme vrasin ose plagosin dhe arrestojnë çdo ditë popullin e shtypur palestinez. Sipas kanalit të lajmeve Al Jazeera, forcat sioniste bastisën zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, duke përfshirë qytetin e Nablusit dhe arrestuan 16 të rinj palestinezë. Në këtë raport thuhet se grupi i Arin al-Asud (Bisheh Shiran) duke publikuar një deklaratë ka bërë të ditur se forcat e këtij grupi janë përballur me forcat okupuese sioniste në rajonin perëndimor të qytetit Nablus.  Në muajt dhe javët e fundit, grupi militant Arin al-Asud duke kryer operacione ushtarake anti-sioniste, si dhe kundër kolonëve ekstremistë ka mërzitur shumë autoritetet e Tel Avivit.