Damasku: Amerika të heqë sanksionet kundër popullit sirian
Ministria e Jashtme siriane, duke protestuar për mbajtjen e një konference në Bruksel, kërkoi nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj Damaskut në vend të masave propagandistike.
Që nga viti 2011, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të mbështetur terroristët kanë vënë në shënjestër Sirinë me sanksione të ndryshme. Sipas Agjencisë zyrtare Siriane të Lajmeve (SANA), Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në një deklaratë njoftoi: Përmirësimi i kushteve të popullit dhe i jetës së njerëzve të prekur nga tërmeti kërkon anulimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të politikave kolektive të ndëshkimit të vendosura ndaj popullit sirian. Ministria e Jashtme siriane deklaroi se qasja e organizatorëve të konferencës dhe politizimi i çështjeve humanitare është vazhdimi i vendosjes së masave shtrënguese që kanë penguar sigurimin e pajisjeve të ndihmës dhe shpëtimit për viktimat e tërmetit dhe shtoi se përjashtimet nga sanksionet që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë pretenduar të aplikojnë, nuk është asgjë tjetër veçse ceremoni joefektive. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme siriane, thuhet se forcat amerikane vodhën ilegalisht mijëra fuçi naftë në Siri dhe e kontrabanduan atë nga ky vend pa marrë parasysh nevojën urgjente të viktimave të tërmetit për burime energjetike për të ngritur strehimore, sisteme ambulancash dhe qendra shëndetësore. Ndërsa populli sirian po lufton me pasojat e tërmetit të vendit, ushtria amerikane vazhdon të vjedhë naftën siriane.