Grupet radikale sioniste sulmojnë me dhunë Xhaminë Al-Aksa
(last modified Wed, 22 Mar 2023 14:49:14 GMT )
Mars 22, 2023 15:49 Europe/Tirane
  • Grupet radikale sioniste sulmojnë me dhunë Xhaminë Al-Aksa

Grupet radikale sioniste po planifikojnë të sulmojnë Xhaminë al-Aksa në një akt provokues në të njëjtën kohë me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit duke hyrë me dhunë në ambientet e këtij vendi të shenjtë.

Xhamia Al-Aksa, si simboli kryesor i identitetit islamo-palestinez të qytetit Bejtul-Mkades, ka qenë gjithmonë objektiv i veprimeve destruktive dhe të dhunshme të regjimit pushtues sionist.

Mediat izraelite kanë njoftuar se grupet radikale sioniste të quajtur "Bjeshka e Tempullit" kanë planifikuar që në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, të hyjnë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa.

Sipas këtyre burimeve, grupet radikale dhe ekstremiste sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës shumë herë kanë kërkuar shkatërrimin e Xhamisë Al-Aksa, me këtë pretendim se kjo xhami e shenjtë është ndërtuar mbi gërmadhat e Tempullit të Sulejmanit, prandaj ky tempull duhet të ndërtohet rishtazi.

Qëllimi i këtij agresioni të vazhdueshëm sionist është të krijohen rrethanat për zbatimin e planit djallëzor për ndarjen kohore dhe hapësinore të këtij vendi të shenjtë mes besimtarëve myslimanë dhe hebrenj në mënyrë që ata të mund të marrin nën kontroll të plotë këtë vend të shenjtë.

 

Tags