Dëshmori i parë palestinez në muajin e shenjtë të Ramazanit
(last modified Thu, 23 Mar 2023 15:28:38 GMT )
Mars 23, 2023 16:28 Europe/Tirane
  • Dëshmori i parë palestinez në muajin e shenjtë të Ramazanit

Një i ri palestinez u qëllua për vdekje nga forcat ushtarake sioniste në veriperëndim të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet palestineze kanë bërë të ditur se forcat sioniste qëlluan në kokë një të ri palestinez dhe e vranë atë në fshatin "Azbe Shufa" në lindje të Tul Kerem, që ndodhet në veriperëndim të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

Burimet lokale palestineze thanë se ky i ri palestinez quhej Amir Ebu Khadixhah dhe ishte një nga forcat e larta të Batalionit të Rezistencës Tul Kerem.

Sipas këtij raporti, Ministria e Shëndetësisë së Palestinës me anë të një komunikate ka konfirmuar martirizimin e 25-vjeçarit palestinez Abu Khadixhah.

Radio e ushtrisë sioniste “Golgeltz” në një reportazh të vet, duke iu referuar martirizimit të këtij të riu palestinez, bëri të ditur se në operacionin e ushtrisë sioniste janë arrestuar edhe dy palestinezë të tjerë.

Murad Darubi, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Fatah në Shofa, i tha Agjencisë së Lajmeve Palestineze se një grup i madh i forcave të ushtrisë pushtuese sioniste hynë në Azba Shufa në juglindje të Tul Kerem këtë mëngjes dhe bllokuan hyrjet kryesore të kësaj zone dhe nuk lejuan makinat dhe njerëzit të hyjnë.

Tags