Rihapen ambasadat e Sirisë dhe Arabisë Saudite pas 10 vitesh
Riadi dhe Damasku do të rihapin ambasadat e tyre në të ardhmen e afërt.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar burime mediatike, vendimi për rihapjen e ambasadave të Arabisë Saudite dhe Sirisë është rezultat i negociatave të një zyrtari të lartë të inteligjencës siriane në Arabinë Saudite. Një diplomat arab, emri i të cilit nuk u përmend, i tha Reuters se një zyrtar i lartë i inteligjencës siriane qëndroi në Riad për disa ditë dhe pas kësaj u arrit një marrëveshje për rihapjen e ambasadave në të ardhmen e afërt. Lidhur me këtë, disa burime diplomatike thanë se Arabia Saudite po përpiqet të mbajë me sukses Samitin e ardhshëm Arab të organizuar nga ky vend. Sipas këtij raporti, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Faisal bin Farhan do të udhëtojë në kryeqytetet e vendeve të ndryshme dhe do të zhvillojë disa takime me qëllim që samiti arab të jetë i suksesshëm. Bazuar në këtë raport, Riadi vendos ta mbajë këtë samit me sukses përmes pranisë së të gjitha vendeve arabe dhe duke mos sanksionuar qoftë edhe një vend arab. Që nga viti 2011, pas fillimit të trazirave dhe luftës civile në Siri, Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet e saj me këtë vend.