ISIS u pret kokat 15 personave në Siri
(last modified Sat, 25 Mar 2023 07:18:32 GMT )
Mars 25, 2023 08:18 Europe/Tirane
  • ISIS u pret kokat 15 personave në Siri

Grupi i njohur si "Sirian Human Rights Watch" njoftoi se të paktën 15 sirianëve iu prenë kokat nga elementët e ISIS në lindje të provincës Hama.

Që nga viti 2011, Siria ka përjetuar një krizë të shkaktuar nga mbështetja e disa prej vendeve fqinje, vendeve perëndimore, vendeve arabe dhe regjimit sionist për terroristët, përfshirë ISIS-in. Sipas raportit të agjencisë IRNA, 15 qytetarë sirianë po mblidhnin kërpudha në zonën e "Jarf Marina" dhe "Hariba" në lindje të provincës Hama, kur u arrestuan dhe iu prenë kokat nga elementët e ISIS. Sipas këtij raporti nga kjo zonë rezultojnë të zhdukur edhe 40 persona të tjerë për të cilët nuk ka të dhëna. Burimet zyrtare siriane nuk kanë publikuar ende një raport për këtë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut të enjten raportoi se shtatë civilë u vranë nga grupi terrorist ISIS në periferi të qytetit "Hama" në qendër të Sirisë. ISIS dhe grupet e tjera terroriste në vitin 2017 u shembën dhe u shkatërruan pas katër viteve të operacioneve të gjera terroriste në Siri dhe Irak, por megjithatë, bërthamat dhe mbetjet e tij në Irak dhe Siri ende kryejnë operacione kundër civilëve dhe forcave të sigurisë.

Tags