Tre ushtarë të tjerë sionistë u plagosën në kufirin me Libanin
Burime izraelite kanë raportuar për plagosjen e tre ushtarëve të tjerë sionistë në kufirin me Libanit.
Radio Al-Aksa të shtunën, duke cituar burime izraelite; bëri të ditur se tre ushtarë të regjimit sionist janë përleshur rëndë në kufirin me Libanin dhe kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.
Kanali 12 i televizionit të regjimit sionist në lidhje me këtë ka thënë se policia e këtij regjimi ka nisur hetimet për zbardhjen e përmasave të kësaj ngjarje.
Sipas burimeve izraelite, më shumë detaje të këtij incidenti nuk janë publikuar, por përdoruesit e hapësirës kibernetike kanë shkruar: "Ushtria sioniste i paraqet gjithmonë të plagosurit dhe të vdekurit e saj në operacionet ushtarake si të plagosur dhe të vrarë në aksidente trafiku dhe konflikte të zakonshme.
Ushtria izraelite njoftoi të martën e kaluar; si pasojë e shpërthimit të një mine në kufirin e Libanit kanë mbetur të plagosur 2 ushtarë të këtij regjimi, njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.