Dhjetëra ushtarë të regjimit sionist iu bashkuan valës së protestave
Dhjetëra ushtarë të ushtrisë së regjimit sionist iu bashkuan valës së protestave në reagim të këmbënguljes së kryeministrit izraelitë për planin e diskutueshëm të reformës në drejtësi.
Kabineti i regjimit sionist i kryesuar nga Netanjahu prezantoi më 4 janar një plan për reformimin e sistemit gjyqësor të këtij regjimi.
Netanjahu, i cili është në gjyq prej vitesh me akuzat për korrupsion, ryshfet dhe shpërdorim të pushtetit, synon të shpëtojë nga gjyqi me atë që ai e quan "reforma e sistemit gjyqësor". Kjo shkaktoi një valë të gjerë protestash të brendshme kundër tij dhe pavarësisht se kanë kaluar 12 javë nga fillimi i protestave, protestat ende po rriten dhe po zgjerohen.
Vala e protestave kundër politikave të Beniamin Netanjahut prej disa kohësh është shtrirë edhe në institucionet ushtarake dhe të sigurisë dhe po bëhet më i gjerë dita-ditës dhe deri më tani qindra oficerë, pilotë dhe ushtarë nga forcat rezervë të regjimit sionist në territore të ndryshme, në sektorët e forcave detare dhe ajrore kanë njoftuar se nuk janë më të gatshëm të shërbejnë në ushtri.
Sipas faqes së gazetës "Yedioth Ahronoth", dhjetëra ushtarë të ushtrisë së regjimit sionist, të cilët i konsiderojnë reformat gjyqësore të synuara nga Netanjahu për të margjinalizuar sistemin gjyqësor dhe për ta kthyer atë në një sistem diktatorial, theksuan domosdoshmërinë e ndalimit të këtij procesi.
Sipas këtij raporti, dhjetëra ushtarë të regjimit sionist shprehën pakënaqësinë e tyre me ligjet që margjinalizojnë sistemin gjyqësor duke publikuar një video dhe theksuan se nuk janë regjistruar në ushtri për të mbrojtur një regjim diktatorial.