Sulm i armatosur i ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve në Ariha
Forcat ushtrisë sioniste kanë sulmuar me armë të rinjtë palestinezë në kampin "Akaba Xhabr", në jug të Ariha në veri të Bregut Perëndimor të lumit Jordan.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se gjatë sulmit të armatosur të forcave sioniste në kampin "Akaba Xhabr" të hënën në mbrëmje, gjashtë palestinezë u plagosën dhe dy palestinezë u arrestuan.
Në këtë sulm, ushtarët izraelitë qëlluan me plumba dhe gaz helmues ndaj palestinezëve dhe shtëpive të tyre.
Nasser Anani, kreu i spitalit të Ariha, tha se gjatë sulmit ushtarak izraelit në kampin Akaba Xhabr, katër qytetarë palestinezë, duke përfshirë një fëmijë, u plagosën pasi ishin qëlluar me plumba luftarak dhe disa të tjerë u plagosën nga plumba metalik të veshur me gomë.
Ndërkohë, Klubi i të Burgosurve Palestinez njoftoi se që nga fillimi i vitit 2023, rreth 90 palestinezë janë arrestuar në zonën e Arihas.