Sionistët të shqetësuar për mundësinë e pranverës hebraike
Ndërsa Netanyahu ka ndaluar përkohësisht planin e reformës në drejtësi, personalitete dhe media izraelite shprehën shqetësimin për mundësinë e Pranverës Hebraike.
Izraeli në ditët e fundit ishte dëshmitar i demonstratave më të mëdha publike. Disa media raportuan se rreth 700,000 njerëz protestuan kundër kabinetit të Beniamin Netanyahut. Mediat arabe i cilësuan zhvillimet në tokat e pushtuara si Pranvera Hebraike. Ky përshkrim i mediave arabe u shoqërua me zemërimin e sionistëve. Gazeta sioniste "Haaretz" kritikoi qasjen e mediave arabe, veçanërisht asaj egjiptiane, ndaj demonstratave aktuale në territoret e pushtuara dhe njoftoi se përdorimi i titullit "Pranvera Hebraike" në pasqyrimin e lajmeve të krizës aktuale të regjimit sionist është një lloj shoku. Kjo gazetë hebraike dënoi përshkrimin e disa mediave për zhvillimet në Tel Aviv si "fundi i Izraelit". Në përgjigje të kundërshtimit të gjerë publik ndaj planit të reformës në drejtësi, Netanyahu njoftoi pezullimin e përkohshëm të këtij plani. Të hënën, pas shumë presioneve dhe konsultimeve të shumta me krerët e koalicionit, kryeministri i regjimit sionist njoftoi pezullimin e planit të tij të diskutueshëm për sistemin gjyqësor të këtij regjimi dhe tha: Kam vendosur të ndaloj planin për ndryshime në sistemin gjyqësor që të jepet kohë për dialog. Megjithatë, dy veprime të Netanyahut shkaktuan shqetësimin e sionistëve. Hapi i parë ishte shkarkimi i ministrit të luftës të Izraelit. Gallant, ministri i luftës i kabinetit të Tel Avivit, ishte ndër anëtarët e kabinetit që kritikuan publikisht planin e diskutueshëm të reformës gjyqësore. Deklaratat e Gallant bënë që Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, ta shkarkojë atë të dielën. Ky veprim u shoqërua me kundërshtimin e gjerë të forcave të ushtrisë sioniste dhe mbështetjen e tyre për ministrin e luftës të këtij regjimi, si dhe me paralajmërimin e figurave sioniste. "Ami Ayalon", ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të Izraelit (Shabak), në lidhje me këtë tha: "Netanyahu po bën një tjetër hap të madh në rrugën e tij për të shpërndarë ushtrinë dhe për të dëmtuar sigurinë e vendit. Gallanti e kuptoi më mirë se kushdo tjetër procesin e rrezikshëm të drejtuar nga qeveria. Yuli Edelstein, një anëtare e Partisë Likud dhe kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Luftës së Knessetit, gjithashtu paralajmëroi për pasojat e shkarkimit të Yoav Galant nga Ministria e Luftës së regjimit sionist duke deklaruar se ai kishte dëgjuar një raport shqetësues për situatën e sigurisë dhe tha se përballë situatës aktuale të sigurisë ishte e qartë se tani nuk është koha për ndryshime në Ministrinë e Luftës. Lëvizja e dytë e Netanyahu ishte thirrja e mbështetësve të tij për të mbajtur demonstrata në mbështetje të kabinetit. Ky veprim i Netanyahut mund të shoqërohet me reagimin e opozitës së mobilizuar dhe të çojë në shfaqjen e konflikteve të brendshme. Në këtë drejtim, Naftali Bennett, ish-kryeministri i regjimit sionist, gjithashtu në një mesazh audio pranoi se "Izraeli është në pikën më të rrezikshme të ekzistencës së tij që nga lufta e tetorit 1973 me Egjiptin ". Pika e fundit është; Pezullimi i përkohshëm i planit të reformës në drejtësi nuk do të thotë fundi i krizës në territoret e pushtuara, por do të thotë përpjekje e Netanyahut për të mposhtur idenë e “kalimit të Netanyahut”. Thirrja e Netanyahut dhe uniteti i opozitës mund të jetë baza për vazhdimin e krizës aktuale dhe realizimin e Pranverës Hebraike.