Operacioni anti-sionist në Bregun Perëndimor
Pas operacionit anti-sionist në veri të Hebronit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor, operatori i operacionit ra dëshmor dhe tre ushtarë u plagosën.
Një palestinez ka përplasur me makinë një numër ushtarësh sionistë në hyrje të vendbanimit “Beit Amr” që ndodhet në veri të Hebronit, gjë që rezultoi me plagosjen e tre ushtarëve sionistë. Mediat sioniste raportuan se ushtarët sionistë qëlluan në drejtim të autorit të këtij sulmi, i cili çoi në martirizimin e tij. Ushtarët sionistë të plagosur janë dërguar në spital dhe gjendja e 2 prej tyre konsiderohet e rrezikshme. Ky operacion martirizues u zhvillua ndërsa ushtarët sionistë qëlluan 26-vjeçarin Muhammad Khalid Al-Asibi përballë Bab al-Salleh në xhaminë Al-Aksa dhe e martirizuan atë. Kohët e fundit janë dëgjuar shumë të shtëna rreth hyrjes së xhamisë Al-Aksa. Pavarësisht kufizimeve të ashpra të regjimit sionist, më shumë se 150 mijë besimtarë morën pjesë në namazin e jacisë në xhaminë Al-Aksa.