Përleshje të armatosura mes sionistëve dhe rezistencës palestineze në Xhenin
Burime të informuar raportuan për një përleshje të ashpër të armatosur midis forcave palestineze të rezistencës dhe ushtrisë sioniste në jug të qytetit Xhenin, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.
Situata e këtyre ditëve në territoret e pushtuara të Palestinës, veçanërisht në Bregun Perëndimor, është shumë e tensionuar dhe luftëtarët palestinezë po i kundërpërgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte të veçanta për sionistët pushtues.
Agjencia e lajmeve Palestine Al-Jeum njoftoi se pas sulmit të forcave sioniste në qytezën Kabatija, që ndodhet në jug të qytetit Xhenin, forcat palestineze të rezistencës u përballën me sionistët duke sulmuar me armë zjarri dhe duke hedhur bomba artizanale.
Sipas këtij raporti, forcat palestineze të rezistencës hapën zjarr edhe në drejtim të kolonisë sioniste në Al-Khalil dhe sulmuan postbllokun Tasnaur të ushtarëve sionistë në Tul Karem.
Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan dhe bastisën gjithashtu shtëpinë e një palestinezi në qytetin Hussan, në perëndim të Bejt Lahm.
Qendra e statistikave "Moati" raportoi më herët se gjatë muajit të kaluar, forcat palestineze të rezistencës kanë kryer 1,177 operacione kundër sionistëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin e pushtuar, të cilat rezultuan në vrasjen e tetë sionistëve dhe plagosjen e 43 ushtarëve dhe kolonëve sionistë.