Një tjetër sulm i regjimit sionist në xhaminë Al-Aksa
Mbrëmë forcat e regjimit sionist sulmuan edhe një herë zonën e Xhamisë Al-Aksa për të penguar besimtarët që të faleshin në xhami.
Sipas Al-Jazeera, ushtarët e regjimit sionist mëngjesin e së mërkurës duke hyrë në xhaminë Al-Aksa sulmuan pelegrinët dhe besimtarët palestinezë. Policia e regjimit sionist synonte të përsëriste aktet e saj brutale ndaj besimtarëve por besimtarët palestinezë mbyllën dyert e xhamisë për të parandaluar sulmin e pushtuesit sionist. Duke thyer xhamat e xhamisë, ushtarët izraelitë hodhën bomba akustike në xhami dhe më pas sulmuan bismtarët që ndodheshin brenda saj. Pas këtij sulmi, mijëra palestinezë u mblodhën në zonën e Xhamisë Al-Aksa për të dënuar sulmiet e vazhdueshme të regjimit sionist ndaj xhamisë Al-Aksa. Ushtarët e regjimit sionist shënjestruan me plumba plastikë palestinezët dhe plagosën disa prej tyre. Si pasojë e sulmit ushtarak sionist në xhaminë Al-Aksa, me dhjetëra palestinezë u plagosën dhe 400 persona u arrestuan. Ndërkohë, Bashkimi Evropian dënoi sulmin e regjimit sionist ndaj xhamisë Al-Aksa. Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit Evropian, dënoi sulmet e forcave sioniste në xhaminë Al-Aksa dhe tha: Ne kërkojmë ruajtjen e statusit ekzistues ligjor në vendet e shenjta.